Gafë në kohë karantine, gazetarit të njohur i zbulohet tradhtia LIVE (VIDEO)

Karantina po i zbulon sekretet shumë personave, midis tyre edhe publikë.

Gazetari spanjoll Alfonso Merlos është turpëruar publikisht, pasi gjatë një interviste live që po transmetonte nga shtëpia, një grua lakuriq u shfaq në sfond.

E më e keqja është se ajo nuk ishte as e dashura e tij, Marta Lopez. Por një reportere në spektaklin televiziv spanjoll ‘Socialite’, Alexia Rivas.

Menjëherë pas transmetimit të kësaj videoje, e dashura Marta Lopez u tha tabloideve spanjolle se po kalon një ndarje mjaft të dhimbshme me Merlos pas një situate të pakëndshme dhe “të turpshme” siç e quan ajo.


Shtuar 29.04.2020 10:35