Ditën e sotme kryeministri Rama i kërkoi burrave të bënin të gjitha punët teksa gratë dilnin me fëmijët.
Rregullat e reja kanë hasur edhe në kundërshti apo moskuptime nga qytetarët, të cilët komentojnë në llogarinë e facebook të kryeministrit, e disa prej tyre marrin përgjigje drejtpërdrejtë nga ky i fundit.
Një prej komentuesve duket se i është mërzitur qëndrimi brenda, ndërsa i kërkon “leje” kryeministrit për të dalë, pasi e njofton se i ka zbatuar të gjitha rregullat e vendosur.
“Mirëmëngjesi zoti kryeministër, sipas rregullave që ju keni vendosur për sot unë i zbatova të gjitha. Pastrova shtëpinë, lava pjatat, hekurosa rrobat kam bërë gati edhe gjellën për drekë. Me lejen tënde, të dal edhe unë pak jashtë“, shkruan komentuesi.
Rama: Mos luaj vendit dhe fillo laj xhamat!