Del fotoja, 67 vjeçari në Korçë dyshohet se u vra në derë të shtëpisë për tradhti (FOTO LAJM)

Shtetasi 67 vjeç që gjeti vdekjen mbrëmjen e sotme dyshohet se u vra me thikë për tradhti.

Petrika Treska u gjet i gjallë jashtë banesës së tij nga bashkëshortja, e cila e transportoi me urgjencë në spital.

Nga plagët, nuk arriti të mbijetonte dhe u shpall i vdekur.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor i cili po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.


Shtuar 23.04.2020 20:27