Mbrëmjen e sotme u raportua për një përplasje me armë në Lac, por policia ka zbardhur ngjarjen duke hedhur poshtë lajmin.
Mësohet se një i ri vetëm 19 vjec është vetëplagosur në banesën e tij dhe është transportuar drejt Tiranës.
Njoftimi zyrtar:
Kurbin/Informacion paraprak
Më datë 23.04.2020, në Kurbin, në banesën e tij, dyshohet të jetë vetplagosur me armë zjarri shtetasi H.Gj.,19 vjeç, i cili është transportuar në spitalin e Traumës Tiranë.
Në drejtim të vendngjarjes kanë shkuar forcat e Policisë dhe Grupi hetimor, paraprakisht nga informacionet e marra në vendngjarje pasi familjarët janë nisur në drejtim të Tiranës për të transportuar 19 vjeçarin drejt spitalit, dyshohet se është vetëplagosur me armë zjarri
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.