Zbulohen datat e fillimit të kampionateve kryesore

Futbolli pak nga pak po rikthehet. I pari që do të startojë është Bundesliga që do të nisë më 9 Maj, shkruan Albeu.com.

Ndërsa Ligue One, kampionati francez do të nisë më vonë nga “Top 5 ligat” më të forta.

Ndërkohë ndeshjet do të luhet pa tifozë. Më poshte keni datat e fillimit të ndeshjeve.

1-Premier League nis më 6 Qershor.
2- Serie A mund të nisë 24 Maj, 31 Maj, ose në 7 Qershor.
3- Bundesliga do të nisë më 9 Maj.
4-La Liga në fund të muajit Maj, ose në fillim të Qershorit.
5- Ligue One fillon më 17 Qershor.


Shtuar 23.04.2020 14:59