Te Barcelona të gjithë në shitje, vetëm këta tre lojtarë janë me “imunitet”

Kriza ekonomike duket se më shumti do të prekë ekipin e Barcelonës.

Situata te skuadra e Barcelonës nuk është aspak e mirë, si në politikat e brendshme me bordin drejtues, ashtu edhe në aspektin e financave.

Përhapja e pandemisë Covid-19 ka bërë që skuadrat të rrezikohen nga humbje të mëdha ekonomike. Fat i njëjtë e pret edhe Barcën, që tashmë duket se ka marrë një vendim radikal sa i përket merkatos së verës.

‘ESPN’ shkruan se Barcelona do t’i ketë të gjithë lojtarët në shitje, përveç tre emrave; Lionel Messi, Marc-Andre ter Stegen dhe Frenkie de Jong.

Barca gjithsesi do të tentojë afrimin e lojtarëve të rinj, por duket se gjasat do të jenë të reduktuara.

Sipas të gjitha gjasave, lëvizjet më të mëdha në merkato do të jenë shkëmbimet, pasi të gjitha skuadrat po rrezikohen ekonomikisht. /


Shtuar 17.04.2020 16:12