Italia në 24 orët e fundit ka humbur 602 të vdekur. Sipas shifrave të publikuara nga WorldMeter, numri i viktimave ka shkuar në 21,067 viktima.
Raportohet se gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 1.695 të prekur, mes të cilëve pacientë të shtruar në spitale dhe qytetarë që e përballuan koronavirusin në banesat e tyre.
Një ditë më parë ishin 1.224 të shëruar dhe në total 35.435 vetë kurse sot ka arritur në 37.130 numri i përgjithshëm i të shëruarve.
Aktualisht janë edhe 104.291 njerëz të infektuar. Nën mbikëqyrje mjekësore. Prej tyre, 3.186 janë në gjendje kritike për jetën.