Rrëfehet moderatorja e njohur e sportit, zbulon për kë bën tifo

Moderatorja e emisionit të njohur “Rubrike Sportive” Hygerta Sako rrëfeu për emisionin “Fan Zone” kohën në izolim.

Ndër të tjera, ajo foli dhe për mbështetjen e skuadrave të zemrës Milanit dhe Partizanit, por dhe për ndarjen nga jeta të babait të saj.

“Qëndrimi në izolim – Është shumë e vështirë. Jam mësuar si tifoze të shoh futboll dhe kjo gjë po mungon tani në jetën time. Mundohemi të kalojmë ndeshjet e kaluara, por kur dihet rezultati emocionet nuk janë njësoj. Po e përjetoj shumë keq pasi prej 6 vitesh kam qenë pjesë e emisionit. Jam mësuar të jem në krye të detyrës dhe kjo është një situatë shumë e vështirë e shpresoj të kalojë sa më shpejt.

Ndarja nga jeta e të atit – Për mua ka qenë dyfish e vështirë, por jeta na vendos përballë me sfida më të vështira dhee duhet të gjejmë forcën për të ecur përpara. Në një farë mënyrë, mungesa e babait që shikoja çdo ndeshje me të dhe ai ishte një tifoz i madh i Juventusit e kjo do të ishte një periudhë e vështirë për të. Unë jam tifoze e Milanit, por të paktën nuk e kisha babin me Interin.

Për kë bën tifo – Nuk kam deklaruar që jam tifoze e Partizanit. Të qënit tifoz nuk e komandon dot dhe është e vërtetë që unë jam rritur në Durrës. Për herë të parë kam parë një ndeshje të Lokomotivës me Partizanin dhe më tërhoqi ngjyra e kuqe”, u shpreh prezantuesja Hygerta Sako.


Shtuar 14.04.2020 16:29