Basha publikon videon: Çdo ditë që kalon për ta është një ditë pa bukë (VIDEO)

Përmes një videoje ku flasin qytetarë të ndryshëm në vend rreth problematikave që po përballen, Lulzim Basha shprehet se në gjithë Shqipërinë vihet re mungesa e ndihmës dhe braktisja nga shteti.

Sipas Bashës, qytetarët janë të përjashtuar nga plani I qeverisë dhe se çdo ditë që kalon është për ta një ditëpa bukë.

“Me mijëra njerëz në të gjithë vendin tregojnë mungesën e ndihmës dhe braktisjen nga shteti. Të përjashtuar nga plani i qeverisë, çdo ditë që kalon, për ta është një ditë pa bukë.

Duhet një plan i mirëmenduar mbështetjeje për të gjithë familjet shqiptare sipas nevojës dhe kushteve të secilit. Pagesa e mbijetesës për këdo që ka humbur punën nuk mund të vonohet më asnjë ditë!

Qeveria e ka për detyrë kushtetuese dhe ligjore të garantojë shëndetin dhe jetesën e çdo shqiptari. I bëj edhe një herë thirrje të shpërndajë pa asnjë vonesë fondet e ndihmës ekonomike dhe të rrisë buxhetin për emergjencën! Koha është TANI!👇”, shkruan Basha.


Shtuar 10.04.2020 15:43