Sipas të përditshmes francize “L’ Equipe”, Tomas Tushel është gjithmonë dhe më larg PSZH-së dhe emergjenca koronavirus nuk bën gjë tjetër vetëm sa e shoqëron hap pas hapi te dera e klubit francez.
Mosmarrëveshjet me yjet e ekipit dhe marrëdhënia jo të mirë me drejtorin sportiv të klubit pariesien, Leonardo-n, do të shtyjnë t’i thotë lamtumirë PSZH-së në fundin e sezonit.
Drejtuesi brazilian, në fakt, ka zgjedhur Masimiliano Allegri-n për të ardhmen dhe të shkarkojë gjermanin, i cili synonte stolin e Bajern-it, një ëndërr që është shuar nga rinovimi i Hansi Flikut.
Sipas L’Equipe, nëse nuk do të konfirmohet në drejtim të kampionëve të Francës, Tushel do të bëjë një vit pushim, siç ka bërë pas eksperiencës te Borusia Dortmund.