Pogba vendos për të ardhmen e tij, do të qëndrojë te United apo do të lëvizë te Reali?

Poul Pogba është i vendosur për tu larguar edhe pse prej ditësh qarkullon lajmi se ai ka vendosur të qëndrojë te Manchester United.

Francezi nuk dëshiron të mbetet në “Old Trafford”, por preferon transferimin te Real Madridi ose rikthimin te Juventusin, raporton prestigjozja AS.

Marrëveshja e Pogba me Man Utd shkon deri në vitin 2021 dhe klubi mund të detyrohet ta shesë këtë verë nëse bëhet e qartë se mesfushori nuk do të nënshkruajë një kontratë të re.

Ndihma për të lëvizur gjërat do të jetë marrëdhënia e përmirësuar e agjentit Mino Raiola me Real Madrid, që buron nga transferimi i Alphonse Areola në Spanjë verën e kaluar.

Kjo pritet të shfrytëzohet si avantazh nga skuadra spanjolle në arritjen e qëllimit.


Shtuar 7.04.2020 06:36