DETAJET/ 60 fëmijë të infektuar me COVID-19 në Shqipëri, 30 prej tyre aktivë

Prej dy ditësh në Shqipëri ka një shpërthim të lehtë të COVID-19.

Kur u mendua se COVID-19 është drejt mposhtjes, në vend dje dhe sot u regjistruan përkatësisht 25 dhe 21 raste të reja infektimi.

Nga të infektuarit, mësohet se janë të prekur 60 fëmijë, 30 prej tyre aktivë.

Rastet e fundit dolën pozitivë dy ditë më parë, të cilët u infektuan nga nëna e cila punonte në fasoneri.

Ndërkohë nuk ka asnjë fëmijë të shtruar në spital, pasi sic thonë edhe ekspertët, nuk shfaqin simptoma ose kanë shenja të lehta të sëmundjes.


Shtuar 27.05.2020 17:39