Bëri sherr me burrin, vetëhelmohet nëna e tre fëmijëve

Një 60-vjeçare, nënë e tre fëmijëve, është vetëhelmuar ditën e sotme. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Tapi të rrethit të Kuçovës.

Mësohet se gruaja e ka marrë këtë vendim pas një grindjeje të fortë me bashkëshortin e saj, ku shkuar më pas në dhomë dhe ka pirë helm. 60-vjeçarja është gjetur disa orë më vonë e shtirë në krevat dhe pa ndjenja nga vajza dhe dhëndri i saj.

Këta të fundit e kanë dërguar më në spitalin e Beratit, ku ndodhet prej disa orësh në gjendje të rëndë, nën kujdesin e mjekëve.


Shtuar 8.01.2020 17:19