Në këto momente ka nisur protesta e qytetarëve të thirrur nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit e cila po e zhvillon tubimin përpara ministrisë së Brendshme.
Ndërkohë që pritet të jetë një protestë e madhe por paqësore, kryeministri Edi Rama mendon ndryshe.
Para protestes, kryeministri Rama ka mbërritur në Kryeministri i shoqëruar nga policë.
Pak minuta më vonë kanë mbërritur për takim me kryeministrin ambasadorja e SHBA-ve Yuri Kim, dhe Soreca.
Mësohet se në takim është edhe ambasadori i Gjermanisë Peter Zingraf.
Por jo vetëm, i shqetësuar për ndonjë “sulm” të mundshëm nga protestuesit, kryeministri Edi Rama ka sjellë para Kryeministrisë edhe një automjet me ujë që përdoret për të shpërndarë protestuesit.