Na ndajnë vetëm pak minuta nga tubimi i thirrur nga Aleanca për Teatrin, në sheshin para ministrisë së Brendshme.
Kjo protestë mbahet pas shembjes së Teatrit Kombëtar i cili u rrënua 3 ditë më parë në orën 4 të mëngjesit.
Mësohet se efektivët e angazhuar në mbarëvajtjen e protestës janë më të paktë në numër se ajo e kaluara dhe konkretisht bëhet fjalë për rreth 1000 efektivë.
Ata janë vendosur në sheshin pranë ministrisë së Brendshme por një numër i konsiderueshëm i tyre është vendosur pranë godinës së kryeministrisë.
Ndërkohë, përveç qytetarëve kryeqytatas, mësohet se edhe nga rrethet janë nisur një numër i konsiderueshëmqytetarësh, të cilët në disa raste edhe kanë denoncuar se janë penguar nga policia me juastifikimin e masave për pandeminë e koronavirusit.
