Ditën e sotme Aleaca për Teatrin bashkë me opozitën organizojnë një protestë në Tiranë.
Ndërkohë ku kanë mbetur vetëm pak minuta nga protesta, e cila duket se ka marrë shumë mbështetje, Kryeministri Edi Rama ka shkuar në kryeministri.
Burime për mediat bëjnë me dije se kryeministri është para i rrethuar me disa policë dhe i shoqëruar nga Ambasadorja Amerikane Yuri Kim.
Ende nuk bëhen të ditura detaje në lidhje me zhvillimin e takimit midis tyre, ndërkohë që shumë pranë kanë nisur që të mblidhen dhjetra protestues, duke ju përgjigjur thirrjes së Aleancës si dhe opozitës. /albeu.com/