VIP-a shqiptarë që flasin për ideale, për kauza, për të drejta dhe liri, por heshtën në 17 Maj, kur Teatri Kombëtar i Shqipërisë u shemb pas 2 vitesh rezistencë nga aktorë e kolegë të VIP-ave që përmendëm më lart.
Patjetër që kjo nuk mund të kalonte pa rënë në sy. Me mijëra e miliona ndjekës në rrjetet sociale, personazhet publikë u shpallën njëri pas tjetrit si influencues, por vështirë se i dhanë zë kauzave të vërteta.
Moderatorja Alketa Vejsiu është pikërisht rasti i gruas shqiptare e cila pretendon se nuk do linte kurrë asnjë padrejtësi pa e ngritur si problem, por jo për Teatrin.
Ndjekësit e moderatores në Instagram kanë vërshuar me komente, ku i kujtojnë superlativat për kulturën Italiane në Sanremo dhe asgjë për Teatrin, dikush i kujton se si mbron fëmijët në Afrikë dhe asgjë për Teatrin dhe shumë e shumë të tjerë i kujtojnë Alketës se është artiste dhe presin opinionin dhe jo heshtjen e saj për këtë çështje.
Alketën e rendisim si një ndër presonazhet publik shqiptare që bërtasin për drejtësi, por heshtin për shembjen e Teatrit./albeu.com/
