Mediat në Spanjë kanë raportuar se kanë nisur hetimet e hollësishme për dyshimet e ngritura se ndeshja e sezonit të kaluar mes Getafes dhe Villarreal ka qenë e trukuar.
Getafe ka qenë duke luftuar për një vend që dërgon në Ligën e Kampionëve, por kur Valencia në javën e fundit mposhti Valladollid ndeshja për ta më nuk kishte asnjë rëndësi.
Në fund, ndeshja mes Getafes dhe Villarreal përfundoi 2:2. Një pjesë e madhe e publikut kanë dyshuar në rregullsinë e kësaj ndeshje, kështu që tani një hetim veç është hapur.
Menjëherë pas hapjes së hetimeve të dy ekipet janë reaguar duke hedhur poshtë të gjitha hetimet.