Një plagosje u regjistrua mbrëmjen e sotme në Dibër ku mbeti i plagosur një bari.
Policia e Dibrës njofton se rreth orës 20.50, mori informacion se në fshatin Ndershen, njësia Adminstrative Reç, dyshohet se u vetëplagos aksidentalisht me armë zjarri një 23-vjeçar.
I riu, i identifikuar me inicialet Sh.L. ishte me bagëti në mal. Ai po transportohet për në spitalin e Peshkopisë dhe aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje, dhe po punohet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.