Kanë dalë të dhënat e fundit nga Italia në lidhje me viktimat dhe infektimet e reja nga COVID-19.
Në 24 orët e fundit në Itali janë raportuar 176 viktima.
Po ashtu vihet re ulje e numrit të të prekurve në këtë hark kohor, me 744 raste pozitive.
Ndërkohë, 1 mijë e 401 pacientë e kanë fituar betejën me këtë virus të ri dhe të panjohur.
Në total, që prej shpërthimit të pandemisë, në Itali janë prekur 219 mijë e 814 persona, dhe mbi 30 mijë viktima.