“Anija u qëllua pasi kaloi shumë pranë objektivit dhe për shkak të mosrespektimit të distancës…”
Një incident i rëndë ka ndodhur në një kohë mjaft të tensionuar midis Teheranit dhe Uashingtonit ku 19 marinarë mbetën të vdekur pas një incidenti mes dy anijeve të Marinës Iraniane.
Tragjedia ndodhi pas një manovre ushtarake në Ngushticën e Hormuzit.
Për pasojë humbën jetën 19 marinarë dhe u plagosën të paktën 15 të tjerë.
Forcat e armatosura iraniane zhvillojnë rregullisht manovra në këtë kalim strategjik. “Anija mbështetëse Konarak u qëllua me raketë nga të dielën pasdite gjatë një manovre ushtarake”, raportoi televizioni shtetëror.
“Anija u qëllua pasi kaloi shumë pranë objektivit dhe për shkak të mosrespektimit të distancës,” thuhet më tej në një komunikatë. /albeu.com/