Nuk i ndahen “Tik Tok-ut”, Jonida dhe Romeo përkëdhelen publikisht (VIDEO)

Jonida dhe Romeo nuk po tregohen më diskretë me lidhjen e tyre, por kanë nisur të shfaqen më shpesh së bashku. Pas kërcimit të parë që realizuan për Tik tok, çifti ka realizuar edhe kërcimin e dytë.

Këtë herë Jonidën dhe Romeon i shohim edhe më pranë njëri-tjetrit, pasi Romeo shfaqet duke e përkëdhelur partneren në fillim të kërcimit.

Të dy të veshur sportiv, me të zeza, Jonida dhe Romeo kërcejnë në harmoni perfekte me njëri-tjetrin.


Shtuar 7.05.2020 12:13