Greqia drejt mposhtjes se virusit: Asnjë viktimë nga Covid-19 në 24 orët e fundit

Greqia nuk ka asnjë të vdekur nga koronavirusi në 24 orët e fundit duke regjistruar një sukses në ditën e 2-të të rihapjes.

Ndërkohë që numri i viktimave është 146, janë shënuar 10 raste të reja infektimi që e çojnë totalin në 2 mijë e 642 të prekur nga COVID-19.

Në spitale numri i të shtruarve sa vjen e pakësohet teksa vetëm 35 pacientë janë të intubuar. Profesori Tsiodoras tha se 55.4% e të infektuarve janë burra teksa nga 35 të intubuarit vetëm 8 janë gra.


Shtuar 5.05.2020 17:05