Yjet e Juventusit rikthehen në stërvitje me maska

Yjet e Juventusit kanë bërë rikthimin e shumëpritur të tyre në fushat e stërvitjes ditën e martën për përgatitjet për përfundimin e sezonit në Serie A.

Giorgio Chiellini, Aaron Ramsey dhe Leonardo Bonucci ishin në mesin e lojtarëve më të mirë që kanë mbërritur në qendrën stërvitore, pasi skuadra doli nga izolimi nga koronavirusi.

Skuadrave të Serie A iu është dhënë drita e gjelbër për të filluar stërvitjet nga fillimi i kësaj jave, edhe pse ende nuk ka asnjë garanci nëse do të vazhdojë sezoni i ndërprerë, me qeverinë italiane që po përpiqet më shumë të merret me sëmundjen e COVID-19.

Giorgio Chiellini ishte lojtari i parë që u pa duke hyrë në qendrën stërvitore, dhe pas tij erdhi Aaron Ramsey.

Pas tyre mbërriti edhe Leonardo Bonucci.


Shtuar 5.05.2020 17:02