Qeveria e Gjermanisë i jep dritën e gjelbërt Bundesligës

Pasi fillimisht morën leje për nisjen e stërvitjeve, tashmë kampionati gjerman është i gatshëm të rifillojë edhe edicionin e lënë në gjysmë.

Burimet e Reuters tregojnë se qeveria gjermane i ka dhënë dritën e gjelbërt Bundesligës për rifillimin e ndeshjeve nga 15 maji.
Takimet do të luhen nën masa të rrepta sigurie dhe pa tifozë.

Planet e tjera janë përgatitur nga ekspertët e fushave të ndryshme, por futbolli në Bundesligë mund të kthehet më shpejt seç është pritur.


Shtuar 5.05.2020 06:52