Vendimi i Kushtetueses, reagon kandidati për kryeministër i LDK-së

Kandidati për kryeministër i LDK-së, Avdullah Hoti, përmes një postimi në Facebook ka thënë se vendimi i Gjykatës Kushtetuese duhet të pranohet nga të gjithë, pa asnjë kundërshtim.hoti

“Çdo vendim i Gjykatës Kushtetuese duhet të pranohet nga të gjithë, pa asnjë kundërshtim, me urtësinë dhe detyrimin që kemi ndaj vendimeve të këtij institucioni gardian të Kushtetutës. Vetëm kështu e avancojmë demokracinë tonë. Nuk ka rrugë të dytë”, ka shkruar ai.

Sipas tij kjo kohë s’duhet shfrytëzuar nga askush për të shkelur liritë tona themelore.

“Në anën tjetër, kushdo që e shfrytëzon këtë kohë të masës përkohshme për të degraduar institucionet ekzekutive të vendit, rrënimin e ekonomisë dhe përdorimin e pandemisë për të shkelur liritë tona themelore, do të zhgënjehet keq, siç po zhgënjehen çdo ditë përmes shpalljes së vendimeve të tyre kundër kushtetuese nga ana e Gjykatës Kushtetuese”, ka shkruar Hoti.

Hoti gjithashtu ka thënë se shumica parlamentare në Kuvendin e Republikës, duke e zgjedhur një Qeveri të re në përputhje me Kushtetutën, nuk do të lejojë që qytetarët dhe institucionet të merren nëpër këmbë nga struktura politike pa legjitimitet.


Shtuar 2.05.2020 10:30