E ftuar në “Prive”, së fundmi ishte këngëtarja shumë e dashur për publikun, Mihrije Braha, e cila në rubrikën “Kutia e pyetjeve”, zbuloi shumë për veten. Një prej pyetjeve që iu drejtua Mihrijes kishte të bënte me fëmijët.
“Pse e ke lind vetëm Platorin?”, ishte pyetja që e përloti këngëtaren. Mihrije tregoi se ka patur një shtatzëni të dështuar dhe se nuk dëshiron të flasë gjatë për këtë temë, pasi e trishton.
“E kam patur edhe një shtatzëni të dështuar spontanisht. Nuk e di nëse do të kishte një motër apo një vëlla për Platorin, por është një temë që nuk kam qejf të flas se më mërzit shumë”, u shpreh ajo.
