Nuk është i lumtur, agjenti zbulon kërkesën që Hysaj i ka bërë klubit të Napolit

Mbrojtësi shqiptar, Elseid Hysaj, dëshiron të largohet nga Napoli.

Shkodrani nuk ndihet i lumtur, edhe pse arriti të fitojë trofeun e parë të karrierës së tij, Kupën e Italisë.

Mbrojtësi shqiptar nuk është i lumtur të garojë me Di Lorenzon për një vend në formacion, madje edhe në qendër të mbrojtjes ka pak shanse kundër Manolasit.

Duke parë këto kushte, Hysaj kërkon largimin nga skuadra e Napolit.

Lojtari i përfaqësueses shqiptare ka luajtur vetëm 13 herë në Seria A këtë sezon dhe duket më afër se kurrë një largimi nga napolitanët, pasi hyn në vitin e fundit të kontratës së tij.


Shtuar 22.06.2020 14:26