Miss Universe Kosova 2009, Marigona Dragusha, është bërë nënë për herë të dytë. Lajmin e bukur e ka dhënë vetë bukuroshja me postimin e fundit në rrjete sociale.
Marigona shfaqet me vogëlushin e porsalindur dhe zbulon se i ka vendosur emrin Leka.
“Një tjetër bekim, bebushi im Leka”, shkruan Marigona.
Marigona jeton prej kohësh në New York së bashku me partnerin e saj. Çifti janë prindër edhe të një djali me emrin Dren.