I vrau vëllain, “hasmi” i Hekuran Billës zhduket pa asnjë gjurmë

Pak ditë më parë në mes të natës u ekzektua me armë zjarri në Tiranë biznesmeni Hekuran Billa, ngjarja e ndodhur tek Komuna e Parisit.

Për këtë ngjarje u dyshua se autori ishte Viktor Marku, i cili është vëllai i Prel Markut, i cili u vra nga Billa në vitin 2006 në Angli.

Hekuran Billa është një emër i njohur për drejtësinë angleze.

Ai është dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e Prel Markut, ngjarje e ndodhur në 2006.

Sakaq, autori i dyshuar ende nuk po gjendet nga ana e policisë, për t’u marrë në pyetje.

Burimet bëjnë me dije se Marku është kërkuar në zonat veriore të vendit dhe në Tiranë, por nuk është gjetur askund.

Madje ai as nuk ka dalë nga vendi, ndërsa familjarët janë shprehur se kohët e fundit nuk kanë pasur kontakte me 34-vjeçarin.


Shtuar 15.06.2020 16:37