Adrien Rabiot mund të largohet nga Juventusi pas vetëm një viti që kur u bashkua nga PSG.
Sipas “Mercado”, për francezon ka shfaqur interesim të madh Evertoni.
Ancelottit i pëlqen shumë mesfushori i Juventusit dhe është i gatshëm të shpenzoj 30 milionë euro për ta transferuar në Premierligë.
Rabiot nuk ka gjetur hapësirat e mjaftueshme te skuadra e Sarrit dhe tashmë është i gatshëm të largohet.
Nga ky transferim do të fitonte edhe Juventusi që e transferoi Rabiotin me parametra zero.
