Feston sot ditëlindjen, “Zogu i Tiranës” surprizohet në mesnatë (FOTO LAJM)

Moderatori Hermes Nikaj, i njohur si “Zogu i Tiranës” feston sot ditëlindjen. Ai ndodhet në arrest shtëpie, por megjithatë në ditën e tij të veçantë nuk kanë munguar surprizat nga njerëzit e dashur.

Hermesi është surprizuar që në mesnatë nga miqtë e tij, me të cilët ka festuar deri në orët e para të mëngjesit. Miqtë i kanë dhuruar një buqetë të madhe me trëndafila, si dhe dhurata të shumta luksoze.

Të lidhura

None found

Nuk dihet ende sa do të zgjasë arresti në shtëpi por fansat po presin rikthimin e tij në ekran. Kujtojmë se 26-vjeçari i ka mohuar akuzat e tij dhe ka deklaruar se është i pafajshëm.


Shtuar 11.07.2020 11:07