Është mbyllur të paktën deri ditën e hënë bashkia e Malësisë së Madhe, për shkak se dy punonjës të saj kanë rezultuar pozitiv me Covid 19.
Ndërkohë priten përgjigjet dhe për 9 punonjës të tjerë që kanë pasur kontakte me personat e infektuar.
Bashkia është mbyllur për të bërë dezinfektimin e plotë të gjithë godinës ndërsa do të hapet sërish diten e hënë të javës së ardhshme.
Deri më tani Malësia e Madhe kishte vetëm dy raste me Covid 19, një të infektuar dhe një viktimë dukë qenë ndër bashkitë më pak të prekura.
