Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë pasdite në lagjen numër 16 në Korçë.
Raportohet se një apartament në katin e tretë të një pallati ka marrë flakë.
Nga raportimet e para bëhet me dije se shkak i zjarrit është bërë një shkrepëse e ndezur nga një fëmijë, afër bombolës së gazit.
Kjo e fundit ka marrë flakë duke shkaktuar zjarr të madh në shtëpi.
Fatmirësisht nuk ka të lënduar, vetëm dëme materiale.