Jetonin në Pogradec, infektohen gjatë udhëtimit në Tiranë 3 gjermanët

Situata e pandemisë së koronavirusit në vendit tonë vijon të mbetet problematike ku numri i rasteve të reja pozitive ka një rritje pothuajse të përditshme.

Ditën e sotme Shqipëria theu një tjetër rekord për COVID-19. Ndër të prekurit të deklaruar nga MSH, janë edhe 3 shtetas gjermanë të cilët jetojnë prej kohësh në Pogradec.

Sipas burimeve mendohet se të 3 këta shtetas janë infektuar gjatë një udhëtimi disa ditor në Tiranë, ndërsa pas kthimit kanë shfaqur shenja të COVID-19.


Shtuar 3.07.2020 14:46