Khabib e kishte zbuluar të ardhmen e Ronaldos me kohë

Ylli i UFC Khabib Nurmagomedov ka bërë të ditur sot një fakt interesant lidhur me transferimin e Cristiano Ronaldos tek Manchester United.

Sot, Nurmagomedov ka treguar që sulmuesi 36 vjeçar e kishte lajmëruar atë kohë më parë për transferimin e tij tek United, madje para se ta dinin edhe gazetarët.

“Një muaj më parë, Ronaldo më tregoi mua se do të transferohej te Manchester United. E dija këtë kalim të tij dhe e prisja”, tha Nurmagomedov.

“Mendoj se Manchester United është skuadër më e përshtatshme për të se sa ajo e Juventusit. Ky transferim për mua nuk ishte një surprizë”, shtoi ylli i UFC.

Ndërkohë, portugez u transferua këtë merkato te “Djajtë e Kuq” nga Juventus, për një shumë reth 23 milionë euro. /albeu.com/

 


Shtuar 3.09.2021 17:29