E rëndë në Korfuz, turisten e vret helika e mjetit lundrues teksa notonte në det

Disa pushues në Korfuz u bënë dëshmitarë të një ngjarjeje të tmerrshme: helika e një mjeti lundrues vrau një britanike 60 vjecare që po notonte në det.

Gruaja u gjet pa ndjenja dhe duket se kishte humbur shumë gjak nga plagët e rënda në të dy këmbët. Rojet bregdetare nxituan ta nxirrnin nga uji, por e patën të pamundur t`i shpëtonin jetën.

Mediat lokale thonë se mjeti përgjegjës për aksidentin e rëndë është larguar nga vendngjarja. Një hetim ka nisur mbi episodin tragjik, pasi ka pasur shumë skafe në zonë në ato momente.

Nuk është ende e qartë nëse gruaja ishte pushuese apo rezidente e përhershme ne Korfuz.


Shtuar 31.08.2020 13:31