E shtrenjtë dhe luksoze, garderoba e Morena Taraku është tjetër nivel (VIDEO)

Këngëtarja Morena Taraku vjen vazhdimisht në qendër të vëmendjes së mediave për jetën e saj luksoze, rrobat e firmave të ndryshme, makinat më të shtrenjta dhe shtëpinë marramendëse.

Këngëtarja është e rrethuar nga luksi dhe këtë nuk ngurron ta tregojë edhe në rrjete sociale.

Të lidhura

None found

Ajo bën vazhdimisht pjesë të përditshmërisë së saj edhe ndjekësit në Instagram, të cilëve u tregon momente të ndryshme nga dita e saj.

Sot, këngëtarja mori vëmendjen e të gjithëve me postimin e fundit, ku ka treguar garderobën e saj luksoze.

Në fakt, garderoba e Morenës s’mund të hapet pa shenjën e gishtit, ndaj atë s’mund ta hapë askush veç këngëtares.

Ajo ka filmuar veshjet, çantat e këpucët e shumta, ndërsa video duket sikur është filmuar brenda ndonjë butiku gjigant!

Po ju lëmë të kënaqni sytë me këtë video.


Shtuar 31.08.2020 08:08