Ishin mbledhur për të festuar, teksa pallati u shemb: Humbin jetën 17 persona

Një tjetër festë që përfundon në tragjedi. Të paktën 17 persona kanë humbur jetën dhe dhjetëra të tjerë janë lënduar si pasojë e shëmbjes së një lokali 2-katësh në Linfen të Kinës.

Ngjarja ka ndodhur mesditën e së shtunës kur dhjetëra persona ishin mbledhur për të marrë pjesë në një festë që organizohej në restorant.

Më shumë se 700 persona u përfshinë në operacionin shpëtimi mes frikës se viktima të tjera janë ende të bllokuar në rrënoja.
Shkaku i shembjes nuk dihet ende, ndërkohë që hetimet vijojnë.


Shtuar 30.08.2020 09:16