Mbrëmjen e djeshme janë konfirmuar tre raste të reja me koronavirus në vend, duke çuar në 15 numrin e të prekurve.
Kina dje nxorri pacientin e fundit nga spitali por virusi po përhapet me shpejtësi në Europë. Italia po përballet me një situatë dramatike, ku numri i viktimave ka shkuar në 827 persona.
Por, ku lindi koronavirusi? Dyshohet se ky virus vdekjeprurës lindi në një treg në Wuhan, ku nuk respektoheshin kushtet bazë të higjienës, aty ku raportohej se konsumoheshin minj dhe gjarpërinj.
Fotot që do të shihni janë të rënda, por është realiteti i tregut ku shitej gjëja e gjallë në Kinë.