Verratti pritët të luajë që nga minuta e parë, ja formacioni i PSG

Marco Verratti mund të luajë nga minuta e parë në finalen kundër Bayern.

Që nga muaji shkurt, 27-vjeçari e ka zhvilluar vetëm një ndeshje zyrtare, në finale të Kupës së Ligës kundër Lyonit më 31 korrik.

Ai pësoi lëndim në muskujt e pasmë të poshtëm të këmbës në stërvitje dhe mungoi çerekfinale të Ligës së Kampionëve kundër Atalantas, ndërsa luajti vetëm shtatë minuta në gjysmëfinale kundër Leipzig.

Sipas RMC Sport, Verratti është në formë të mirë dhe mund të luajë nga minuta e parë kundër bavarezëve.

Formacioni i mundshëm i PSG (4-3-3): Navas; Kehrer, Thiago Silva, Kimpembe, Bernat; Herrera, Marquinhos, Verratti; Mbappe, Di Maria, Neymar.


Shtuar 23.08.2020 16:42