Coutinho mund të rikthehet në “Camp Nou”, Koeman ka besim te braziliani

Philippe Coutinho mund të qëndrojë te Barcelona në sezonin e ri.

Trajneri i ri i Barcelonës, Ronald Koeman beson se ende ka të ardhme në ‘Camp Nou’ për yllin brazilian, Philippe Coutinho, raporton Mundo Deportivo.

Trajneri holandez do të ulet dhe të flas me Coutinhon, pas përfundimit të finales së Ligës së Kampionëve, mes Paris Saint Germain dhe Bayern Munich.

Coutinho aktualisht është i huazuar te Bayern Munich, ndërsa ka edhe tri vite kontratë me Barcelonën.

Braziliani te Barcelona është transferuar në janar të vitit 2018 nga Liverpool, për një shumë afër 160 milionë euro.


Shtuar 23.08.2020 13:12