Kapet mat, arrestohet 55-vjeçari në Memaliaj

Policia ka vënë në pranga një shtetas në Memaliaj.

Një 55-vjeçar me iniciale A.B është arrestuar nga policia e Gjirokastrës mbrëmjen e sotme në fshatin Vasjar, bashkia Memaliaj.

55 vjeçari është vënë në pranga për shkak të kultivimit të lëndëve narkotike.

Po ashtu është proceduar penalisht në gjendje të lirë edhe një shtetas tjetër me iniciale E.B.


Shtuar 18.08.2020 20:21