Zbardhen të tjera detaje nga ekzekutimi i të riut në Shkodër.
Mësohet se mjeti i përdorur në atentat është djegur rreth 1 km larg vendit të krimit. Mjeti i gjetur është tip “Benz” me targa AA 346 LC.
Nga verifikimet e bëra rezulton se targat e këtij mjeti i përkasin mjetit tip “Fiat Punto” të cilat rezultojnë të vjedhura më datë 20.06.2020, në rrugën Ishëm-Durrës në pronësi të shtetases A. K banuese në Durrës, e cila ka berë kallëzim për këto targa.