Pas 3 ditësh, është gjetur në Fushë-Krujë, minorenia nga Vlora e cila dyshohet se shoqërohej me një djalë.
Videoja që po shikoni tregon banesën ku ka qëndruar për tre ditë me radhë E. M., e mitura nga Vlora, që sot u gjet në Fushë Krujë.
Pamjet e publikuara nga Report TV, tregojnë shtëpinë, ku sipas Miklovan Liços, babait të të miturës, vajza e tij është mbajtur me forcë.
Ai shprehet se nuk i njeh personat dhe nuk u di as qëllimet, por që vajzën ia kanë mbajtur në një banesë të braktisur kundrejt dëshirës së saj.
“Vajzën ma mbanin në një shtëpi të vjetër, të braktisur nuk e linin të dilte jashtë. Nuk e di kush janë personat apo qëllimet,”- rrëfen babai.
Mikovan Liço, tre ditë pas denoncimit, e riktheu të bijën në shtëpi, në Vlorë. Nga një telefonatë, ai u informua se E. ndodhej në Fushë Krujë, dhe erdhi ta merrte.
Më herët, Liço deklaroi për mediat se vajza e tij, për herë të fundit, para tre ditësh kur u largua nga shtëpia, kishte folur me një djalë me emrin Silvi.