Në autostradën Vlorë – Fier një automjet Mercedes Benz ka marrë flakë.
Drejtuesi i mjetit tregon se në momentin që ka dalë për të ndërruar gomën e makinës ka vënë re se motori kishte marrë flakë.
Pas ndërhyrjes së menjëherëshme të zjarrëfikses janë arritur të shuhen flakët të cilat dogjën pjesën e motorrit.
Grupi hetimor po heton për shkaqet e zjarrit dhe pse deri tani dyshohet për një shkendijë elektrike. /albeu.com/