Shembja e pabesë e Teatrit, Meta me premtime: Krim që nuk do të amnistohet

Në Ditën Botërore të Teatrit, Presidenti Ilir Meta ka kujtuar shembjen e pabesë të Teatrit Kombëtar më 17 maj të 2020.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Meta zotohet se shembja e teatrit nuk do  të amnistohet dhe se përgjegjesit do të përballen me drejtësinë.

Të lidhura

None found

Sipas Metës, pas 25 prillit Teatri Kombëtar do të ndërtohet aty ku ishte, ashtu siç ishte.

Postimi i Metës

Sot, me rastin e Ditës Botërore të Teatrit, zotohem se krimi i ndodhur në zemër të Tiranës më 17 maj 2020, mes errësirës dhe në periudhë pandemie, nuk do të amnistohet kurrë dhe se mbi rrënojat e Teatrit Kombëtar, do të rivendoset njëherë e përgjithmonë Drejtësia, që do të shembë Tiraninë.

Mirënjohje të gjithë artistëve dhe qytetarëve, të cilët për mbi dy vjet, me sakrifica dhe nën presione të pashembullta, i dhanë zë kauzës së Teatrit dhe zgjuan ndërgjegjen shoqërore e kombëtare.

Pas 25 prillit, Teatri Kombëtar do ndërtohet aty ku ishte dhe ashtu siç ishte! KOHA PËR DREJTËSI PO AFRON!


Shtuar 27.03.2021 12:38