“Notojnë” në luks, Fjolla Morina dhe Fisnik Syla hapin dyert e super rezidencës (FOTO LAJM)

Fjolla dhe Fisniku kanë hapur dyert e shtëpisë së tyre në Prishtinë për “Prive”. Çifti jeton në një rezidencë luksoze me 4 dhoma gjumi, 4 banjo, dhomë ndjenje, kuzhinë, garderobë, bodrum, park lojërash dhe oborr.

Në shtëpinë e çiftit mbizotëron ngjyra bezhë, kombinuar me të zezën, të bardhën dhe grinë.

Në garderobën e këngëtares ka veshje mijëra euro të firmave Dior, Versace, Valentino, McQueen, Louis Vuitton, Hermes, Balman,  Dolce&Gabbana.

Një gamë e gjerë me çanta, pallto, fustane, këpucë e veshje ditore.

Shtuar 27.03.2021 12:03