Mario Baloteli është fejuar me yllin e televizoneve Alesia Mesina. Edhe pse sulmuesi italian ka pasur rënie në karrierën e tij kohët e fundit, 30-vjeçari ka “shënuar” gol në jetën private.
Raportohet se ai është fejuar me zeshkanen seksi, Alesia Mesina pas vetëm një muaj lidhje.
27-vjeçarja është një modele dhe influencuese me 500.000 ndjekës në Instagram.
Ajo është shfaqur në Temptation Island, Grande Fratello dhe shfaqje të tjera televizive.
Revista italiane Chi publikoi fotot e saj me Balotellin në një restorant sicilian këtë javë.
“Jam i fejuar dhe i dashuruar,”- kështu mësohet se ka thënë futbollisti për Chi.
Ai raportohet se ka takuar prindërit e Alesias në shtëpinë e tyre në Siçili.
Babai i dy fëmijëve ka qenë i lidhur më parë me modelen braziliane Dayane Mello, 31 vjeç.
“Nuk dua asnjë ndërhyrje. Le të jemi të qartë. Nuk e kam parë Dayane për ca kohë tani,”– u shpreh ai.