“Do të q* robt”, plas sherri mes të rinjve në Durrës (VIDEO)

Një sherr mes dy të rinjsh është regjistruar së fundmi në qytetin e Durrësit. Të rinjtë nuk përmbahen, teksa shihen duke goditur me grushta njëri-tjetrin.

Mes tyre nuk kanë munguar as ofendimet. Dy të rinj të tjerë kanë ndërhyrë për të shuar sherrin, por ka rezultuar e kotë. Pamjet janë filmuar nga disa qytetarët të cilët po kalonin me makinë.

Nuk dihen motivet e sherrit, por të rinjtë duken tepër të acaruar me njëri-tjetrin. Po ashtu nuk dihet nëse ka ndërhyrë Policia për të bërë të mundur shoqërimin e tyre dhe zbardhjen e rrethanave.


Shtuar 24.09.2020 12:15